Ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai është pritur me buzëqeshje nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas mbërritjes në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe pritjes nga Rama, presidenti i Serbisë është deklaruar para mediave ndërkombëtare.
Ai ka thënë se gjatë Samitit të BE-së kushtuar Ballkanit Perëndimor do të “mbrojë Kushtetutën e Serbisë”.