Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur në samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.
Vuçiqi para mediave tha se mbetën të përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Kosovën, raporton Teve1.info
“Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës dhe dialogut. Kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vijmë të diskutojmë të gjitha çështjet sepse do të kemi një mundësi këtu të themi se çfarë mendojmë për këtë. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe ndaj procesit të negociatave me BE-në”, theksoi ai.
Sa i përket çështjes së Rusisë, Vuçiqi tha se Serbia është shumë pranë Rusisë.
“Jam realist dhe jam këtu të mësoj shumë nga BE-ja dhe në fund të shpjegojë qëndrimin e Serbisë dhe besoj se është e rëndësishme të marrim lajme të mira. BE-ja kërkon harmonizim të madh”.
“Serbia është një vend i pavarur dhe i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt Be-së dhe i njohim detyrimet. Por kështu kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë dhe që është shkelur në vitet 99-ta. Serbia është shumë pranë Rusisë. Qoftë se është e lehtë për dikë të na kritikojë”, shtoi Vuçiqi. /Teve1.info/