Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Zija Shemsiu” të Gjilanit, ku një veturë ka goditur dy këmbësore, fëmijë të moshave 10 dhe 11-vjeçare, teksa po kalonin rrugën.
Për shkak të goditjes, fëmijët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.