Ka dalë jashtë kontrollit potesta e opozitës në ditën kur në Tiranë janë mbledhur liderët europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor.
Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, kreu i PD Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë.
Autori është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.