Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se Bibloteka “Fan S. Noli, ka pranuar libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro për sektorin shkencor, atë të rriturve dhe të fëmijëve.
Shkrimi i plorë:
Pas digjitalizimit të bibliotekës së qytetit, ku lexuesit me skanimin e një Bar Code mund të marin titujt e librave që ndodhen në fondin e bibliotekës dhe shërbimet tjera të nevojshme, tani atë e pasuruam me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro për sektorin shkencor, atë të rriturve dhe të fëmijëve.
Nga afër pamë edhe funksionimin e sistemit elektronik të menaxhimit të lexuesve, si biblioteka e parë në nivel vendi që kaluam nga regjistrimi manual në atë digjital.
E kemi zotim dhe obligim institucional investimin në zhvillimin e kushteve të nevojshme për të lehtësuar qasjen në literaturë digjitale dhe tërhequr vëmendjen drejt librit, si burim i pazëvendësueshëm i dijes.