Komuna e Gjilanit, ka njoftuar se sot do të prezentohet buxheti nga Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilët do ta prezentojnë para qytetarëve të Gjilanit buxhetin për vitin 2023.
Takimi me qytetarë do të mbahet sot me fillim në ora 17:00 në Teatrin e Qytetit.
Ndryshe ditë më parë me 64 vota për në parim në Kuvendin e Kosovës është votuar buxheti prej 3.2 miliardësh për vitin 2023./Radio Star/