Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar, se gjatë ditës së sotme, Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh.
Këto mjete janë të destinuara për dy projekte energjetike, atë të Ngrohjes Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK.
Shkrimi i plotë:
Edhe një lajm i jashtëzakonshëm të cilin e pranuam sot!
Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet tona për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.
Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme.