Sot të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale deri në 13 -14 gradë Celsius.
Gjatë ditës priten vranësira të shpeshta, ndonjë interval kohor me diell dhe në disa vise priten riga lokale shiu. Reshje më të qëndrueshme shiu priten në veriperëndim të vendit.
Në Kosovë të shtunën pasdite do të fillojnë reshjet e shiut të cilat herë pas here do të jenë intensives. Në veripëndim të Kosoves priten reshjet më të fuqishme të shiut.
Të dielën po ashtu na pret mot kryesisht i vranët e me reshje shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në malet e larta pasdite do të fillojnë reshjet e shqotes e bores.
Të hënën në Kosovë do të fillojnë erërat veriore të cilat do të kushtëzojnë ulje të temperaturave dhe fluksin e pare të të ftohtit polar pak më serioz në territorin tonë. Si pasojë pasdite ose në mbrëmje priten reshje bore.