Ramush Haradinaj e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!
Shkrimi i plotë:
Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.
Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë.
Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.
Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!