Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës me 10 skuadrat që kanë zhvilluar tanimë nga 18 ndeshje.
Ndeshja e fundit ishte ajo mes Ballkanit dhe Prishtinës e mbetur nga xhiro e 14-të dhe që përfundoi pa fitues 1-1.
Drita është tani kampion vjeshtoe për faktin se ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Ballkanit me një fitore e një barazim si dhe golëdallim më të mirë.
Drita në 18 ndeshje ka marrë 11 fitore, pesë barazime e dy humbje, teksa ka shënuar 36 gola e ka pranuar 19 të tjerë.