Avni Rudaku ka përfunduar ekspeditën e tij disa ditorë në Bosnje dhe Hercegov, ka treguar pervojën e tij përmes një statusi nē ‘facebook’.
Rudaku ka thënë se nga përvoja e tij në Bosnje, kurrsesi nuk duhet pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, me funksion ekzekutiv.
Shkrimi i plotë:
Nga përvoja ime në Bosnje, kurrsesi nuk duhet pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, me funksion ekzekutiv. Le të futen aty edhe Komuna e Mamushës, me shumicë turke, edhe disa ulëse për boshnjakë, romë, ashkalinj etj., si dhe ndonjë komunë me shumicë shqiptare, me të drejtën e vetos, sikurse serbët në Kuvendin e Kosovës. Ose le të futen në Asociacionin e Komunave të Kosovës. 27 vjet pas luftës, me tërë ato tragjedi, kishte pak ikje temash nga e kaluara tragjike.