Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar presidenten, Vjosa Osmani, pas fjalimit të saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se Osmani do të mbahet “si një grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”.
Musliu në Facebook ka shkruar se Osmani mund të jetë gjithçka, pos presidente.
“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por meqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente”, ka thënë ajo