Në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë nga data 17 deri më 23 dhjetor 2022 do të mbahen “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2022”.
Siç ka theksuar Kujtim Sadriu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, në këtë edicion, që është i shtatëmbëdhjeti me radhë gjatë pesë netëve do të ketë po aq shfaqje.
Kështu në natën e parë do të jepet shfaqja “Lufta e Gruas” e Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, në natën e dytë do të jepet shfaqja “E vërteta” e Teatrit të Gjilanit për të pasuar më pas me shfaqjen “Tri mendje në ankand”, shfaqje e Teatrit të Qytetit. Nata e katërt është e rezervuar për shfaqjen “EU emigrantët” – Teatri i Prishtinës e në mbrëmjen e fundit mysafir do të jetë Teatri i Gostivarit me shfaqjen “Ves ves”.
Sadriu ka theksuar se të gjitha shfaqjet do të nisin në ora 19 e 30.