Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar në seancën e sotme Statutin e ri të Komunës, ku në mesin e gjashtë anëtarëve të Kuvendit që ishin kundër, ishte edhe vota e Arijeta Rexhepit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Arsyen e saj, që ajo e tha edhe para kuvendarëve.
NDRYSHIMI DHE PLOTËSIMI I STATUTIT
Para 4 viteve na u kërkua të ndryshohet statuti i komunës së Gjilanit duke kërkuar të shuhen dy drejtorit mjaft të rëndësishme ajo e inspeksionit dhe kulturës, kemi qenë kundër shuarjeve të tyre sepse me shuarjen e këtyre dy drejtorive keni dëmtuar qytetarët e Gjilanit duke pasur një kaos të ndërtimeve, inspektorët kanë qenë nën ombrellën e drejtorëve e të cilët nuk kanë mundur të kryej punën si duhet.
Për Drejtorin e kulturës patë thënë Kryetari i Komunës se po shkojnë shumë mjete buxhetore në subvencione të drejtpërdrejta të kontrolluara nga ne si zyre, ata vetë do të merren me menaxhim të buxhetit në mënyrë të drejtpërdrejt. Në këtë mënyrë, unë dua të heq dorë nga vendimmarrja e drejtpërdrejt. Tani me kërkesën tuaj për kthim të drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit duhet të na njoftoni pse nuk funksionoi shuarja e tyre si drejtori mos vallë ka pasur edhe më shumë implikime buxhetore, cilat problem u shfaqën!
Me kalimin e 4 viteve në këtë gjendje pafunksionimin e tyre keni shkaktuar dëm të madhe te qytetarët te taksa paguesit ,e për këto dëme duhet dikush të na jep llogari. Duhet të njoftohen qytetarët për dëmet qe ju keni shkaktuar brenda këtyre 4 viteve, nuk mund të arsyetoheni vetëm me fjalë.
Ndërsa te krijimi i drejtorive te reja duke parë mos seriozitetin tuaj në punë, pa asnjë analizë të mirëfilltë pa asnjë analizë buxhetore pasi që do të ketë edhe implikim në buxhet. krijimi i këtyre drejtorive të reja nuk do të ndihmojë për zgjidhje të problemeve të qytetarëve por do të ketë punësime e lëvizje të punëtorëve kryesisht të atyre të afërt me pushtetin.