Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli Kastrati organizoi takimin e parë të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga: Gjykata, Prokuroria e shtetit, Policia e Kosovës, Zyra e punësimit, QPS-ja, Zyra për Mbrojtjen e viktimave, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zyrtarja për Barazi Gjinore, përfaqësues nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe OSBE.
Gjatë takimit u diskutua dhe u informuan për rastet e dhunës në familje të raportuara në institucionet përgjegjëse për periudhën Janar – Dhjetor 2022, ku u tha se qytetarët kanë filluar të vetëdijësohen për të raportuar dhunën në familje kur ajo ndodhë për atë edhe dhuna në familje është në rritje.
Pas diskutimit nga të pranishmit, u dhan këto rekomandime:
– Komuna në bashkëpunim me Zyrën e punësimit të organizoi kurse për profesione të caktuara për viktimat e dhunës në familje;
– Në konkurse për punësim t’u jipet përparësi viktimave të dhunës në familje;
– Komuna e Kamenicës të ndaj buxhet për Strehimoren “Liria” Gjilan ngase aty marrin shërbime viktimat e Dhunës në Familje nga Komuna e Kamenicës;
– Të paguhet qeraja për viktimat e Dhunës në Familje;
– Të formohet komisioni komunal për rivlerësimin e rasteve të banimit social (në dy banesat sociale në Kamenicë);
– Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit shkollat të organizojnë vizita me nxënës në Gjykatë – bashkëbisedim me profesionist të drejtësisë – gjyqtar, sa i përket Parandalimit të Dhunës në Familje e çështjeve të tjera të drejtësisë;
– Ligjërata vetdijësuese nëpër shkollat fillore dhe të mesme sa i përket Parandalimit të Dhunës në Familje;
– Të punohet në funksionalizimin e trekëndëshit pedagogjik Prind – Nxënës – Mësimdhënës, pra të rritet bashkëpunimi në mes tyre;
– Nuk është zgjidhje dënimi por tehabilitim për kryersit e veprave;
– Trajtimi psikologjik të jetë masë obligative, që mos të përsëriten ato raste;
– Të bëhet Plani i Veprimit të MKKDHF