Kosova është në fazën kur përpjekjet për sundimin e ligjit janë agjendë e përditshme dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.
Që nga krijimi i kësaj Qeverie sot kemi zhvilluar takimin e 6-të me radhë dedikuar kësaj fushë, aq të rëndësishme në forcimin e shtetit tonë dhe të rrugës sonë të integrimeve Euro-Atlantike.
Sot ne pamë nga afër rezultatet e punës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Sistemi i drejtësisë po tregon përparim që dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës.
a. Gjykatat e të gjitha niveleve gjatë vitit 2017 kanë pasur në shqyrtim 618 991 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 310 880.
Nëse krahasojmë numrin e lëndëve të bartura nga vitet e kaluara, Gjykatat në vitin 2017 kanë arritur t’i zvogëlojnë këto raste për 91016, që nënkupton rritje të madhe të efikasitetit;
b. 89% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese;
c. Janë shënjestruar 39 lëndë, për 29 lëndë janë ngritur aktakuzat;
d. Në vitin 2017 janë zgjidhur 412 lëndë të korrupsionit;
ë. Efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është përmirësuar dukshëm dhe nga mbi 60% kanë rënë në 30% me shkallë të spastrimit përreth 145%;
Ndonëse na presin edhe shumë sfida përpara, institucionet tona kanë shënuar rezultat në kryerjen e punëve të tyre dhe mbështetja ime dhe e Qeverisë do të jetë e plotë!
RH