Kryetari i Komunës së Gjiilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ndalesa e përdorimit të mjeteve piroteknike është nga data 20 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023.
Sipas këtij vendimi, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike/fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro”, thuhet, ndër të tjera, në vendimin e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.
Vendimi: https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2022/12/Urdherese-per-ndalimin-e-perdorimit-te-produkteve-piroteknike.pdf