Përmes një njoftimi në Facebook, MSH-ja iu rekomandon qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.
Thirrja e MSH-së vije pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vendet të ndryshme të botës, edhe pse në Kosovë numri me të infektuar vazhdon të jetë i vogël.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bënë të ditur, se dy vaksinat e lartcekura mund të merren në të njëjtën kohë dhe ditë përcjell tëvë1.info.
“Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni. Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj”, thuhet në njoftim.