Pas një pune shumëvjeçare në arsim, këtë të hënë është pensionuar profesori i filozofisë dhe sociologjisë Bejtullah Hajrullahu, i cili së fundi ka punuar në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Në një ngjarje të organizuar me këtë rast, mësimdhënësit i kolektivit të Gjimnazit Shoqëror “Zenal Hajdini” kanë shprehur fjalë mirënjohje për këtë mësimdhënës. Kolegët e tij kanë shkruar:
Urime pensionimi profesor Bejtullah Hajrullahu
Shumë vite punë, angazhim e sfida edhe atëherë kur ishte e pa mundur, në njërën anë okupuesi e në anën tjetër shëndeti, falë angazhimit tuaj arritët sukseset për të shtyrë proceset përpara.
Mirënjohje e përhershme për kontributin shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Të dëshirojmë shëndet të plotë në vazhdim të jetës tuaj./Kryelajmi.com/