Biznesmeni i njohur kosovar dhe njeriu i njohur për humanizën, Burim Piraj, ka adresuar një kërkesë ndaj të gjithëve.
Ai i ka lutur qytetarët që në vend të eksplodimit të fishekzjarreve më mirë të ndihmohen fëmijët në nevojë, shkruan Jepi zë.
“Bamirësia e juaj do të bënë dritë për tërë jetën dhe pas jetës, fishekzjarrët bëjnë dritë vetëm disa sekonda”, ka shkruar Piraj.
Postimi i plotë:
Një fishekzjarrë eksplodon dhe humbet!
Një bamirësi nuk humbet kurrë!
Sidomos fëmijëve ju drejtohem, ato para që i keni nda për fishekzjarrë e për lojëra eksploduese, para se t’i bëni pluhur e hi mendohuni pak, sepse keni shumë shok dhe shoqe që nuk kanë këpucë të ngrohta dimri, nuk kanë veshje adekuate dimërore, nuk e kanë çantën e mirë, nuk i kanë 20 cent me ble një xhevrek për mëngjes, nëse do t’i harxhoni për bamirësi, bamirësia e juaj do të bënë dritë për tërë jetën dhe pas jetës, fishekzjarrët bëjnë dritë vetëm disa sekonda.
Të njëjtën ta kujtojnë dhe të rriturit.
Përherë ka vepra të mira dhe vepra edhe më të mira!
Zoti ju bekoftë!