Republika e Kosovës është e përcaktuar për një të ardhme demokratike, prosperuese dhe evropiane.
Në asnjë pjesë të vendit tonë nuk do të tolerohet mungesa e zbatimit të ligjit, pa dallim etnie, feje apo regjioni.
Falënderojmë zyrtarët policor, doganier, korrektues, dhe familjet e tyre për disiplinën, moralin, lojalitetin dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e ligjit e ruajtjen e shtetësisë së Kosovës në veri të vendit.
Ritheksoj edhe njëherë se të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës janë në gatishmëri, vigjilente dhe me detyra të veçanta në mënyrë që të mundësohet vendosja e paqes, e sigurisë, e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të vendit tonë.
Ne nuk jemi kundër qytetarëve tanë serb që jetojnë dhe veprojnë në veri të vendit, por jemi kundër çdo bande kriminale që sfidon ligjin dhe rrezikon sigurinë e qytetarëve tanë atje.
https://fb.watch/hBmJHSozEy/?mibextid=v7YzmG