Mbrëmë u përmbyll me sukses Festivali i Komedisë Shqiptare, Presheva 2022, në të cilën morën pjesë, pesë teatro nga qytete të ndryshme shqiptare.
Për pesë netë rresht publiku preshevarë pati rastin të kënaqet me prurjet e pesë Teatrove, të cilat vërtetë ishin interesante, me mesazhe të qarta për shikuesit.
Juria profesionale në përbërje:
Blerim Krasniqi, kryetar
Naser Shatrolli, anëtar dhe
Muzbajdin Qamili , anëtar
Vendosën unanimisht për këto çmime
1.”Shfaqja më e mirë” – Teatrit të Gostivarit me Komedinë, “Ves Ves”;
2. “Regjia më e mire-Agron Boriçi” i ndahet regjisores, Afeida Boriçi;
3. “ Aktori më i mirë” Berat Mahmuti;
4. “Aktorja më e mirë” Ajshe Izeiri;
5.” Roli joprotagonist” Valon Nuhiu dhe Avni Shkodra;
6.” Roli mbështetës” Tringa Hasani;
7.”Çmimi special” Afërdita Xhaferi.
Në cilësinë e drejtorit të institucionit dhe të gjithë punëtorëve, të gjithë fituesve u uroj suksese.
Faleminderit jurisë, Blerim N. Krasniqi , Naser Shatrolli dhe Muzbajdin Qamili. Faliminderit Agron Gërgurin, kritik teatri, të gjithë puntorët ndihmës që punuan me plotë përkushtim dhe vullnet. Dhe në veçanti falënderoj kryetarin e Komunës z. Shqiprim Arifi dhe pushtetin lokal, për mbështetjen e vazhdueshme për realizimin dhe mbarëvajtjen e Festrivalit dhe gjithë proceseve për këto 6-të muaj.