Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për falsifikim të dokumenteve.
Në raportin e Policisë thuhet se në njërin rast bëhet fjalë për një shtetas të Ganës, i cili ka prezantuar ID belge që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“ANP Adem Jashari 23.12.2022 – 23:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas Ganez, në arritje ka prezantuar dokument ID kartë Belge që dyshohet të jetë e falsifikuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa në rastin tjetër Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një grua që ka prezantuar pasaportë kroate, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
“ANP Adem Jashari 23.12.2022 – 09:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, në shkuarje ka prezantuar pasaportën Kroate e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij dokumenti është konfiskuar ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.