Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se sot ka takuar fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante.
Hyseni ka thënë se para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm.
Shkrimi i plotë:
“Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi”📝 është punëtoria e radhës e organizuar për fermerët👩🌾 e komunës së Gjilanit. Bashkë me fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, morëm pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga komuna e Gjilanit.
Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër🌽 me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë🐏; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve🍏, subvencionimi i qumështit🥛 e inseminimi artificial i kafshëve.
Me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100% krahasuar me vitin paraprak, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në komunën e Gjilanit! 🙌
#perfermeret