Analisti Fadil Kajtazi, ka shkruar në profilin e tij në facebook arsyen, sipas tij, se pse nuk bie qeveria që drejtohet nga Ramush Haradinaj, kryeministër.
Ndër tjerash, Kajtazi shkruan se nuk bie qeveria e Ramushit për disa arsye. Me kryesori është se brenda grupit parlamentare te LDK Ramushi ka lobingun e vet te cilin e zhvillon përmes Dardan Gashit. “Lista Rugova” u krijua vetëm për ta ndalur LDK që mos të ishte e para, shkruan ai.
Ja postim i i tij i plotë:
Nuk bie qeveria e Ramushit për disa arsye. Me kryesori eshte se brenda grupit parlamentare te LDK Ramushi ka lobingun e vet te cilin e zhvillon përmes Dardan Gashit. “Lista Rugova” u krijua vetëm për ta ndalur LDK qe mos te ishte e para. Po ti behet analize zgjedhjeve te 2011, shihet qarte se kjo ishte një diversion kundër LDK qe vetëm ajo te mos jete e para. Po te shikohen numri i votave qe kjo “Liste” i shmangi LDK, dhe demin qe i shkaktoj ne aspektin propagandistik, këto zgjedhje do te prodhonin një deputet plus-minus ne raport me PDK. LDK nuk duhet te lodhet shume për komisionet hetimore parlamentare për SHIK-un, nga se ne gjë e tille nuk mund te prodhoj as një efekt juridik, përpos qe do ta legalizonte veprimtarinë e kësaj organizate. LDK duhet te krijoi një komision hetimor qe ta hetoj veten nga sabotatoret qe i ka brenda e qe nga viti 1994 zhvillojnë Lufte Speciale kundër LDK. Mjafton te shihet votimi i deputeteve te LDK-se për mocionin kundër ministrit me alltia Dardan Gashit dhe te kuptohet se sa perfide është Lufta Speciale qe zhvillohet brenda LDK-se nga vet “njerëzit” e LDK-se.