Ish-zëvendësministër për komunitete dhe kthim, Milazim Gashi, ka thënë se nga data 10 deri më 15 janar të vitit të ardhshëm, gjasat janë që të zhbllokohet situata në veri të Kosovës.Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai e ka ndërlidhur këtë datë me përfundimin e festave si dhe me afatin për lirimin e ish-policit serb nga autoritetet e Kosovës.
“Një informacion që unë e kam është se KFOR-i merr kohë deri sa të analizojë situatën”.“Unë po mendoj se pas përfundimit të festave që i kanë deri më 7 janar edhe po afrohet edhe afati 30 ditor i ish-policit që të lirohet nga paraburgimi – unë e shoh se më 10-15 janar të zhbllokohet situata në veri”.