Kishim kënaqësinë të pranojmë donacionin nga kolegu dhe bashkatdhetari ynë Dr. Ten Kamberi, anesteziolog me punë në Lille të Francës.
Donacioni prej disa pakosh përmban material për anestezion regjional më se të nevojshëm për shërbim ndaj pacientëve tanë.
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka ofruar dhe ofron shërbime jo vetëm për qytetarët e Anamoravës por edhe të komunave të tjera përreth, e edhe për bashkëombasit tanë nga Lugina e Preshevës.
Dr. Ten Kamberi është me prejardhje nga Presheva.
Me dr. Tenin u dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit në fushën e anestezionit.
Me këtë rast menaxhmenti i spitalit falënderon Dr.Ten Kamberin , ambasadorin e Kosovës në Francë, shkelqësinë e tij z. Mehdi Halimi si dhe Zyrën e Donacioneve nga Ministria e Shëndetësisë për kontributin e dhënë në lehtësimin e procedurave për pranimin e donacioneve nga jashtë.