Presidenti Aleksandar Vuçiq nga takimi i tij me përfaqësues serbë të Kosovës në Rashkë se janë duke e pritur në çdo moment kthimin e ish-policit të arrestuar për vepra terroriste, Dejan Pantiq, në shtëpinë e tij, duke njoftuar se ai është i shoqëruar nga EULEX.
Po ashtu, për serbët që qëndruan në barrikada e që hodhën edhe mjete shpërthyese, nuk do të ndiqen penalisht, shkruan Danas.
“Është një fitore simbolike. S’ka mëdyshje se personat që kanë qenë në barrikada nuk do të ndiqen penalisht”.
Ai tha se personat që ishin në barrikada do të kthehen pas 45 minutave për “t’i informuar për vendimet”.
Vuçiq gjithashtu tha se është e rëndësishme që në deklaratën zyrtare të KFOR-it, si dokument i veçantë, “t’i jepet të drejta si popullit serb, ashtu edhe shtetit të Serbisë dhe obligim ndaj KFOR-it, që të mos lejojë hyrjen e forcave speciale të Kosovës në veri të vendit”.
Ai ka konfirmuar gjatë konferencës së Pantiq ka arritur në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, pa përcjellje të Njësisë Speciale të Kosovës, por vetëm nën përcjelljen e EULEX-it. /Demokracia.com/