Qëndrimi i PDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit dhe tensionet në veri të Kosovës, i ka pëlqyer opinionistit Shkëlzen Gashi.
Ai ka thënë në T7 se opozita duhet të jetë sikurse qëndrimi i PDK-së, e cila i kërkonte kryeministrit Albin Kurti që t’i heq barrikadat, duke ia premtuar edhe mbështetjen.
“Duhet të them këtu që më pëlqeu shumë PDK gjatë këtyre ditëve, sidomos kryetari Krasniqi, i cili i tha kryeministrit hiqi barrikadat se ne të mbështesim. Kështu duhet të jetë opozita. E jo opozita me i bë qeverisë thirrje për me lëshu pe. Lësho pe, kryeministër pranoje, ndëgjoje bashkësinë ndërkombëtare. Jo, jo, kryeministër mos lësho pe, hiqi barrikadat”, ka thënë ai.
Gashi beson se Qeveria e ka menaxhuar mirë situatën e ditëve të fundit, deri në heqjen e barrikadave. Ai ka thënë se barrikadat po hiqen pa përmbushur kushtin e Serbisë, që lidhej me formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
“Ndoshta ka me pasë asociacion, por jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë Gashi.