Policia ka bërë të ditur se ka vdekur një person në një vikendicë në Novobërdë.
Rastin e ka lajmëruar shoku i tij, me të cilin po qëndronin në një vikendicë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar ndihmën mjeksore qe të shkojë në vikendicë ku ka qenë duke pushuar pasi që shoku i tij viktima mashkull kosovar nuk është duke lëvizur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.