Në mesin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, bashkëpuntor profesional i Prokurorisë në Gjilan, Musli Maloku, ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të, duke e arritur kështu edhe moshën e pensionimit.
Musli Maloku, i lindur me 31.12.1957, në fshatin Vaksincë, Komuna e Kumanovës, me origjinë nga fshati Lisockë, Komuna e Kamenicës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, Fakultetin Juridik në Prishtinë, një vit ishtenishte i punsuar në Drejtorin e Arsimit si zyrtar ligjor, pastaj ishte sekretar i qerdhës së fëmijëve në Gjilan.
30 Qershor të vitit 1993 ishte larguar nga puna pushteti i dhunshëm serb, pas luftës me 1 Korrik 1999, ishte drejtor i parë i Qerdhës së fëmijëve në Gjilan deri në vitin 2003.
Maloku u angazhua në Drejtorin Komunale të Shërbimeve Publike dhe me 25 Janar 2004 u inkuadrua në Prokurorin Komunale si Administrator-shef i Administratës, ndërsa nga 1 Janari 2013 kishte kaluar si bashkëpuntor i lartë profesional në të njejtin institucion, tani Prokurorin Themelore në Gjilan ku edhe është pensionuar.