Gjilani është dëmtuar shumë nga shuarja e Drejtorisë së Inspekcionit
Riza Abdyli
( Fjala ime në Asamblenë Komunale të Gjilanit, lidhur me ndryshimet statutare)
PDK që nga fillimi, që nga viti 2014 kur është bërë ndryshimi statutar, ka qenë kundër shuarjes së Drejtorisë së Inspekcionit dhe për 4 vite ka vazhduar, kemi kërkuar që të rikthehet kjo drejtori. Më në fund Kryetari i komunës dhe kjo administratë e ka parë të nevojshme që të rikthehet kjo Drejtori, mirëpo dikush duhet të japë llogari. Nuk mjafton me një kërkim falje ose të thuhet se kemi vërejtur ose ka qenë një gabim që është larguar kjo drejtori. Unë Riza Avdyli, mendoj se kjo nuk duhet të mbetet vetëm me një kërkim falje.
Këtu duhet të llogariten dëmet! Unë kam bërë disa foto se si është degraduar për 4 vite ambient në Komunën tone por nuk e di numrin e saktë, askush nuk e di numrin e saktë të deponive të egra, është pak të thuhet 200 deponi të egra, ndoshta edhe 500, këtu ka shumë më shumë deponi të egra. Në çdo rrugë në çdo pjesë të qytetit është me mbeturina. Të flasim për lumenjtë, atje është edhe me e keqe. Edhe pse e dimë se lumenjtë i takojnë janë nën menaxhimin e Ministrisë, mirëpo shikoni se çfarë pamje kemi në qytetin e Gjilanit, kjo është një tmerrshme dhe shumë degraduese për ambientin dhe për shëndetin e përgjithshëm. Unë po sjellë disa foto që janë afër deponisë së Velekincës, aty ku jetoj unë dhe un besojë se Drejtori Naser Korca, i dine këto më mire se unë këto gjendje. Në këto foto që po do I shpalosi kjo do të thotë se vërehet mungesa e Inspektorëve dhe Drejtorisë së Inspekcionit dhe këto foto tregojnë gjendjen e ambientit në Komunën e Gjilanit.
Duke marr parasysh se Komuna e Gjilanit ka marr përherë çmime nga organizatat e ndryshme për mirëmbajtjen e parqeve, rrugëve dhe shesheve dhe gjithë andej, kjo gjendje e keqe dhe shqetësuese në ambientin tonë është direkt mungesë e Inspekcionit, mungesë e menaxhimit të kësaj situate.
Dua të njoftoj edhe për gjendjen humane për rreth deponive të mbeturinave. Duhet të dihet, se sa familje ka atje që merren me mbeturinat, punojnë atje për rreth për ta nxjerr kafshatën e gojës nga gjësendet që gjejnë dhe shesin nga kjo deponi. Unë do ju drejtohem personalisht Kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, që një ditë të bëni një vizitë afër deponisë dhe të shikoni se aty punojnë edhe fëmijët shumë të vegjël. Edhe juve zonja Drejtoresh e Arsimit, shkoni vizitoni afër deponisë, aty punojnë fëmijë nga mosha më e vogël, janë të mitur dhe shëndeti i tyre është shumë i rrezikuar. Po njoftoj për gjendjen alarmante që është afër deponisë kryesore.
Mungesa e Drejtorisë së Inpseksionit, ka bërë gjendjen edhe më të keqe edhe në sferën e ndërtimeve pa leje, Gjilani është degraduar me ndërtimet pa leje , janë dëmtuar të gjitha planet urbanistike, për të cilat Komuna, ka paguar qindra mijëra ero për përpilim e tyre.
Ne si PDK-ë e mbështesim dhe e përkrahim idenë që këto dy drejtoritë jo vetëm të rikthehen por të rikthehen fuqishëm me kompetenca të plota ose shtesë me numër në rritje të punëtorëve pse mos të patrullohet edhe natën Inspektorët e Komunës së Gjilanit.
Ne e dimë që këtë gjendje të keqe të ambientit dhe të ndërtimeve pa leje nuk e ka bërë Kryetari I Komunës as Drejtori i Inspeksionit, këto i kanë bërë qytetarët e pa ndërgjegjshëm mirëpo dikush duhet të merret me këta dhe të trajtojë këto probleme në kuadër të ligjit, përgjegjësisë dhe obligimeve që kanë institucionet.
Ne mendojmë se kthimi i këtyre dy drejtorive, do të shtojë përgjegjësinë e njerëzve, me shtimin e inspektorëve, me shtimin e patrullimeve, thënë ndryshe të shtohet përkushtimi. Njerëzit duhen të gjobiten për demet që bëjnë, duhet të fillohet për fillim 1 vit ose 2 duhet të patrullohet 24 orë nëpër vende të caktuara nga Inspeksioni për ta ruajtur gjendjen, duhet të merren veprime për ti hequr këto mbeturina nga rruga, nga skajet e rrugës, ka shumë trotuar që janë prishur dhe këto prishje janë bërë nga paratë publik, taksat e qytetarëve të Gjilanit.
PDK në parim mbështet rikthimin e këtyre dy Drejtorive dhe besojë që Kryetari I Komunës sa më shpejtë që është e mundur ta formojë qeverinë. Atij i takon të bëjë organizimin e brendshëm. Nuk na dhe nuk na takon neve si këshilltarë komunal të merremi me organizim. Ai ka fituar mandatin nga qytetarët e Gjilanit ai duhet ta bëjë organizimin. Unë mendoj së është dashur të bëjë më herët, në praktikë asnjëherë nuk ka ndodhë që të vjen ndryshimi statutar para formimit të qeverisë. Së pari është formuar qeveria dhe kanë ardhur ndryshimet statutare dhe kjo është për here të parë në Gjilan, jemi dëshmitarë të gjithë, që kjo në praktikë nuk ka ndodhur asnjëherë. Arsyen nuk e dimë.
Unë personalisht si Riza Abdyli dhe grupi I PDK-së nuk e dimë arsyen pse ka ndodhur kjo dhe nuk do të duhej të na habit shumë, për faktin se nuk e kemi pasur prezent Kryetarin e Komunës, këtu në seancë të Kuvendit, të sqarojë këto, dhe në mungesë të tije nuk ka kush të na jep përgjigje ose arsyetim pse vjen statusi parë.