Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, me rastin e ndërrimit të motmoteve, ua ka uruar të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2023.
Fatkeqësisht, ky ishte vit i humbur për qytetarët e Gjilanit, shpresa u kthye në zhgënjim e pritjet në padurim.
Uroj të gjithë qytetarët që 2023-ta të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë gjilanasit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Evropë e Amerikë. Gëzuar 2023!