Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë.
Sipas tyre, në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.
Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast apo incident me fatalitet.
“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.”, thuhet në njoftim.