Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, natën e ndërrimit të moteve, ka vizituar të gjitha institucionet e kujdestarisë, që përkujdesen për rendin, shëndetin dhe sigurinë publike të qytetarëve.
Hyseni ka vizituar, Shërbimin e Zjarrëfikësve e më pas Policinë e Kosovës, QKMF dhe Spitalin Regjional, repartin e Gjinekologjise, ku nga afër ka përcjellë gjendjen, e cila deri në këtë kohë ishte plotësisht e qetë.
Shkrimi i plotë:
Gjersa shumë prej nesh festuam me familjet tona, një pjesë tjetër u kujdesen që natën e ndërrimit të motmoteve ta zbardhim shëndosh e mirë.
Policët, mjekët e QKMF, repartit të Gjinekologjisë dhe zjarrfikësit kujdestarë, i vizitova mbrëmë për pak çaste, ku i urova Vitin e Ri dhe i falenderova për kontributin dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve edhe përgjatë festave. Falë tyre, ndihemi më të sigurtë!
Gëzuar 2023 për secilin prej jush! 🥂