Sot na pret mot me mjegull dhe në mëngjes dhe intervale kohore me diell gjatë dites.
Pasdite do të ketë shtim të vranësirave për shkak të ardhjes së një fronti krejtësisht të dobët, të ftohtë ajror.
Fronti i dobët nuk do të sjellë reshje dhe do të shkaktojë ulje të lehta të temperaturave e cila ajo maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm me intervale kohore me diell, vranësira të pakta lokale si dhe me mjegull dhe vranësira të ulëta orëve të mëngjesit.