Vazhdon protesta e punëtorëve të EcoHigjienës
Disa puntorë për pastrim dhe hapsirë të gjelbërt EcoHigjiena në Gjilan kanë mbajtur protestë dy orëshe para objektit të kësaj kompanie, sipas punëtorëve arsyeja e kësaj proteste është suspendimi nga puna që nga 16 shkurti I këti viti dhe që nga atëher nuk kishin marur paga, kjo për shkak se EcoHigjiena dhe Komuna e Gjilanit ende nuk kanë arritur një marrveshje për vazhdim të tenderimi mirpo ky faktë direkt ka prekur në gjepin e punëtorëve të kësaj kompanie gjë që ka detyruar ata që përmes një protest ti shprehin shqetësimet e tyre dhe të ju bëjnë thirrje Komunës së Gjilanit dhe kompanisë publike private EcoHigjiena që të arrijnë një marrveshje dhe të sistemohen punëtorët me kontrata pune të rregullta.
Një ndër puntorët e larguar të kompanisë EcoHigjiena është edhe Abdyl Ibishi gjatë protestës ka thënë se kanë marur edhe njoftimin me shkrim për mos vazhdimin e kontratës nga 16 shkurti I këti viti.
Më tutje Ibishi tha se kompania EcoHigjiena dhe Komuna e Gjilanit kanë përfunduar tenderin e vitit të kaluar që kanë pasur, dhe neve si punëtor prej gushtit të vitit të kaluar na kanë vazhduar kontratën deri me 16 shkurtë të këti viti.
Të gjithë punëtorët janë në gjendje të rëndë pasi 40 ditë me fjalët e Komunës kemi punuar duke shpresuar se do të arrihet një marveshje mes kompanisë EcoHigjiena dhe Komunës, ata nuk e kanë pasur këtë problem nga dje që të miren me këto problem por ata e kanë neglizhuar dhe faktikisht ne jemi detyruar pas 40 ditëve punë sot të dalim në protestë dy orëshe para kompanisë.
Unë kisha lutur edhe zotëri Ramën dhe Kryetarin e Komunës Lufti Hazirin edhe komisionin e tij që ka caktuar që do të miret me problemin e higjienës ta gjejnë një zgjidhje ti lëjnë egot edhe zotëri Rama edhe Komisioni I Komunës pikërishtë Lutfi Haziri Kryetar I Komunës së Gjilanit që mos ti lëjnë 20 punëtorët të EcoHigjienës pa bukë se këta 20 punëtorët I kanë 130 anëtarë të familjes që sot kanë mbetur pa kafshatën e gojës .
Për këtë protest ka folur edhe Nexhmedin Isufi punëtorë I kompanisë EcoHigjiena dhe ai ka thënë se nuk ju intereson qështja e tenderit e rëndësishme dhe jetike për ta është të krijohen kushtet e punës në mënyrë që ata të vazhdojnë punën e tyre dhe të marin paga. Ai thotë se ne nuk jemi punëtorë të tenderave por jemi punëtorë të kësaj kompanie dhe këtu kemi punëtorë mbi 10 vite përvojë pune,dhe neve na intereson qështja e zgjidhjeve që ne mos të miremi me tendere me problem tjera , halli jonë është që ne të punojmë e të shikojmë punën tone.Ne jemi të shkatrruar edhe nga ana psiqike ne kemi traumatizuar edhe familjet tona.
Përmes kësaj proteste punëtorët e EcoHigjienës ju kanë bërë thirrje pundhënësit EcoHigjiena dhe Komunës së Gjilanit që të zgjidhin një problem duke arritur një marrveshje.