Fluksi i mërgimtarëve është rritur mëngjesin e sotëm në pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Pika kufitare më e ngarkuar mëngjesin e sotëm është ajo në Merdar, ku pritet për të dalë nga Kosova janë deri në katër orë, ndërsa kolona ka arritur rreth 2 km.
Po ashtu edhe në pikat e tjera ka pritje. Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri një orë e gjysmë, në pikat kufitare në Muçibabë dhe Mutivocë pritjet janë deri një orë, Jarinjë deri 40 minuta, kurse në pikat e tjera paraqitet gjendje normale.