Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ka folur për media lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.
Haradinaj po ashtu ka komentuar edhe vendimin e Listës Serbe për të dalë nga ekzekutivi, ku tha se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje.
“Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare, veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, as ministrave, as zyrtarëve. Është një procedurë standard, për çka është i pakuptueshëm vendimi i marrë nga ta. Dorëheqje se kam plan me dhanë”, tha Haradinaj.
Arrestimin e Gjuriqit, kryeministri e sheh si procedurë standarde që do të zbatohej ndaj çdo kujt.
“Veprimi i djeshëm i arrestimit të zyrtarit të Serbisë, në këtë rast Marko Gjuriq, nuk ishte një veprim i këndshëm prej nesh, ishte veprim i pa alternativë sepse hyrja ishte ilegale, në këtë rast policia ka zbatuar urdhrat me profesionalizëm”, tha kryeministri, duke thënë se edhe për këtë rast vlejnë procedurat standarde.
Pas ngjarjeve të djeshme në veri sot është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës ku pas mbledhjes kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të jap detaje nga aksioni i djeshëm.
Haradinaj nuk ka bërë asnjë reagim pas arrestimit të shefit të së ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës do të mblidhet sot pas ngjarjeve të djeshme në veriun e Kosovës.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare që përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së, ministri i Punëve të Brendshme herën e fundit është mbledhur pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq më 16 jana