Profesor Ramadani u lind më 06. 01. 1958 në Malishevë, ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe pastaj vazhdoi gjimnazin natyror në Gjilan. Studimet i mbaroi në Fakultetin Ekonomik, dega e Kontabilitetit, në Universitetin e Prishtinës. Krahas studimeve, Ramadani mbaroi edhe shkollimin për Komunikacion rrugor, me ç’rast mori edhe titullin “Specialist i komunikacionit rrugor”, punë të cilën e bën ende.
Pas studimeve, filloi punën në TC “Kosova B” në Obiliq, ndërsa më vonë punoi edhe në KB “Malisheva” si shef dhe drejtor (1992- 1996). Ramadan Salihu ka ndjekur edhe konferenca e trajnime për biznese të vogla, nëpër kohë të ndryshme. Në shkollën e Mjekësisë në Gjilan filloi punën më 01. 09. 2005, si profesor i lëndës ekonomike, ku gjatë kësaj periudhe kohore ka ndjekur seminare të ndryshme nga fusha e arsimit dhe e edukimit. Prej vitit shkollor 2013/14, Ramadani caktohet edhe Koordinator për sigurim të cilësisë, punë kjo të cilën e kreu me shumë sukses përgjatë këtyre viteve.
Profesor Ramadani bëri një punë të përkushtuar, kudo që punoi. Ai u dallua si një punëtor i vyeshëm dhe i zellshëm. Për punën e palodhshme, ai mori lavdata të pakursyera nga nxënësit, prindërit e kolegët. Ai do të mbetet si një udhërrëfyes për shumë mësimdhënës të tjerë dhe do të mbahet mend gjithmonë nga kolegët e nxënësit e tij.
Urojmë që prof. Danin ta përcjellë shëndeti, harmonia e lumturia me familjarë, miq e kolegë. Respekt për punën që bëri prof. Ramadan Salihu
U pensionua ekonomisti, Ramadan Salihu, mësimdhënës në SHML “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan
Ndani këtë artikull