Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se gjithmonë do të shkojë në Kosovë, edhe pse gjatë vizitës së fundit të tij ai është arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës.
Gjuriq është shprehur se së bashku me Sekretarin Gjeneral të presidentit serb Aleksandër Vuçiq do ta shkojnë sërish në Kosovë.
“Unë dhe Selakoviq ishim për të kryer detyrat, për të folur me serbët për. Edhe tani ju them, përsëri do të shkoj gjithmonë, gjithmonë do të shkoj atje”, ka thënë Gjuriq.
Ndër tjerash Gjuriq ka shtuar se, “Unë kam hyrë atje më veturë, sipas rregullave me dhe dokumenteve përkatëse. Kam lajmëruar ardhjen mbi 72 orë më herët”, ka shtuar ai.
Marko Gjuriq është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Njësia Speciale e Kosovës RUSO, pasi që ai ka hyrë pa leje në territorin e Kosovës. /Insajderi.com