Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe inicim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për pagat në sektorin publik.
IKD thotë se reagimi i Avokatit të Popullit në këtë situatë është i domosdoshëm, ndërsa shton se ka gjetur se ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos përcaktuar vlerën monetare të koeficienteve. I
IKD thekson se ligji përmban dispozita që cenojnë pavarësinë funksionale të sistemit të drejtësisë dhe që paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik.