Kryeministri Albin Kurti, ka folur së fundmi për idenë e shkëmbimit të territoreve për të cilën kanë diskutuar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kurti ka thënë se është i sigurt se Vuçiq ka nostalgji për ato kohë, por projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, megjithatë thotë se ideja s’ka vdekur.
Tutje Kurti shton se shkëmbimi i territoreve s’do të ndodhë meqë është një formulë për luftë.