Për vdekjen e sotme të Dr. Reshat Emrës, në vendin e tij të punës gjatë kujdestarisë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, ky institucion Spitalorë pasdite zyrtarisht sqaroië në njoftim se ka qenë vdekje pasojë e infarktit.Njoftimi mortor spitalor erdhi me vend, pasi fillimisht Prokuroria e Pejës u deklarua se kanë nisur hetimet e shkaqeve të vdekjes.
Nisur nga këto informacione, ‘RADIO 1’ ka kontaktuar në mbrëmje Prokurorinë Themelore të Pejës për të sqaruar çdo detaj deri në fund.Shkodran Nikqi – zëdhënës i kësaj prokurorie në deklarimin e mbrëmjes për ‘RADIO 1’, sqaroi se çështja e veprimeve të prokurorisë mbi rastin në fjalë, është veprim procedural, meqë hetuesia dhe prokuroria kanë qenë në vendin e ngjarjes.
“Po, interesim me vend. Bëhet fjalë për veprime procedurale që zhvillohen në secilin rast kur prokurori del në vendngjarje. Bazuar në këto veprime që sqarova, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.”-sqaroi Nikqi.Ndryshe gjatë pasditës Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës doli me njoftim zyrtar mbi vdekjen e mjekun në vendin e punës, me deklarimin që i njejti pësoi infarkt.
Vdekja e Dr. Reshat Emrës, sqarohet edhe Prokuroria e Pejës
Ndani këtë artikull