Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, më të intensifikuara në orët e para të 24-orëshit.
Vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, reshjet lokale të shiut pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 12-50 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. Pasdite pritet temperaturat të pësojnë ulje të shpejtë. /MeteoKosova/