Klubi i futbollit, SC Gjilan, i cili është në pronësi të Florim Zukës, pritet të shitet në një të ardhme shumë të afërt Radio Star.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arsim Vranovci, i cili tha se pronari Florim Zuka do të jetë besnik ndaj klubit deri në momentin e shitjes dhe se do të përmbush obligimet që ka ndaj klubit “SC Gjilani”.
Me datën 16 janar 2023 ditë e hënë, do të mbahet eventi ku pritet të shitet klubi i SC Gjilanit shkruan.
Përmes një ftese aty thuhet se në këtë event synohet shitja e aksioneve të klubit 100%.
Ky event fillon nga ora 10:30, nën organizimin e Studios Ligjore “Global Legal Business” SH.P.K..
Ende nuk dihet se kush mund të jetë pronari potencial, por që shitja e klubit gjilanas do të ndodhë./radiostar/