Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku gjithnjë e më shumë po shihen në takime të përbashkëta.
Pas disa ndejave në oda të ndryshme, së fundi nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka postuar një fotografi me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
“Ndeja e mirë me miq të mirë”, ka shkruar Lushtaku.
Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po diskutohet për një ribashkim të Limajt me PDK-në.