Anëtarët e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 që ishin abstenime.
“Më pas, plenari i PE do të votojë për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e lëshuar në Twitter nga ky komitet.