Kryediplomati grek, Nikos Dendias ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ait tha se me Kurtin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim e ministrisë së Jashtme greke.