Në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur fjalimin e vitit të kaluar që e ka mbajtur në ceremoninë përkujtimore.
Ambasada Amerikane ka shpërndarë një pjesë nga ky fjalim ku thuhet se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër, raporton teve1.info
“Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit. Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”, ka thënë Hovenier.
Ndryshe, Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.